BallinaLajmeAvioni privat që mund të ketë çuar në Turqi gylenistët e arrestuar...

Avioni privat që mund të ketë çuar në Turqi gylenistët e arrestuar në Kosovë

Të ngjajshme

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Mohamed Salah!

Mohamed Salah pak më parë ka njoftuar largimin e...

Një muaj paraburgim ndaj L.F., për shkak të veprës penale të Vrasjes

Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me...

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi,...

Gjashtë shtetas turq janë arrestuar sot në Kosovë, për t’u dëbuar në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si njerëz të Fethullah Gylenit.

Familjarët e tyre kanë thënë në emisionin “Pressing”, në T7, se nuk kanë kontaktuar me ta që prej arrestimit të tyre.

Kanë bërë të ditur se kanë dëgjuar informata të ndryshme rreth familjarëve të tyre, që i kanë siguruar nëpërmjet mediave.

“Sipas disa informatave, ata ndodhen në aeroport. Sipas disa të tjerave, ndodhen në ambasadën turke”, kanë thënë familjarët e të arrestuarve.

Edhe avokati mbrojtës i njërit prej të arrestuarve ka thënë se nuk di gjë ku ndodhet klienti i tij dhe të tjerët.

“Nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar se ku gjendet ai. Nga organet policore thonë se janë dëbuar në shtetin turk”, ka thënë Urim Vokshi, në T7.

Jo zyrtarisht mësohet se një avion privat nga Ankaraja ka mbërritur në mëngjesin e së enjtes, në Prishtinë.

I njëjti, sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Express, është nisur menjëherë drejt Turqisë.

Avioni ka zbritur në Prishtinë në orën 07:45, dhe është ngritur për të fluturuar drejt Stambollit në orën 10:00.

Mendohet se ky avion është çuar në Kosovë nga shërbimi turk i inteligjencës, për t’i marrë gylenistët e arrestuar sot në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz