BallinaLajmeAviokompania e njohur gjermane e fut Kosovën në hartë si shtet

Aviokompania e njohur gjermane e fut Kosovën në hartë si shtet

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Aviokompania e njohur gjermane, Condor Airlines tani e tutje do ta ketë Kosovën në kufijtë e saj kushtetues. Lajmin e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Për vite me radhë, aviokompania gjermane Condor Airlines e ka paraqitur gabimisht Republikën e Kosovës në platformat e saj, duke mos e shënuar atë në kufijtë e saj kushtuetues.
Falë reagimit dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm diplomatik, Republika e Kosovës tani paraqitet saktë dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të shihet edhe nga dëshmitë përkatëse.
Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë relevante, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla” shkruan ambasadori në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz