BallinaLajmeAvdyli: LDK e ka kandidaten për kryeministre, unë në politikë jam futur...

Avdyli: LDK e ka kandidaten për kryeministre, unë në politikë jam futur për parime

Të ngjajshme

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga...

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ai në politikë është futur për parime dhe për të treguar moral, andaj nuk do ta votoj një koalicion AAK-Nisma-LDK. Ai po ashtu tha se dy partite, VV dhe LDK, është dashur të lëshojnë pe per te mos rrene qeveria.

Sipas tij, Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve.

“A është dëgjuar zëri i kandidatës tonë për kryeministre, mendoj që kjo mënyrë e veprimit nuk na avancon neve si LDK, por më e rëndësishme është gjendja në të cilën jemi ne si Kosovë. LDK e ka një kandidat për kryeministër, është Vjosa. Në këto raste ne nuk kemi çka të veprojmë përtej asaj, por sidoqoftë Vjosa Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Avdyli ka thënë se ka lobuar, dhe ka punuar që koalicioni LDK-VV të funksionojë.

“Kam punuar në këtë koalicion, punova që të ndodhte”, ka theksuar tutje ai.

“Një program një fletë që nxjerret para deputetëve nuk ka vlerë. Në politikë jam futur për parime dhe moral. Kjo mendoj se përfaqëson më së miri frymën demoraktike” , shton ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz