back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAutostrada nën ujë e pushime në hapësirë, kështu do të duket bota...

Autostrada nën ujë e pushime në hapësirë, kështu do të duket bota pas 50 vitesh

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...
- Advertisement -

Në raport parashikohet  gjithashtu prodhimi në shkallë masive të organeve të shtypura në 3D, impiantet për të monitoruar shëndetin dhe vetëpastrimin e shtëpive do të jenë gjëra të zakonshme të jetës së përditshme.

Parashikimet janë përpiluar nga një grup akademikësh dhe futuristësh, duke përfshirë presidenten e TechUK dhe bashkë-kryetaren e Institutit të Kodimit, Jacqueline de Rojas, drejtorin e inxhinierisë dhe arsimit në Akademinë Mbretërore të Inxhinierisë, Dr. Rhys Morgan dhe futurologen ushqimore Dr. Morgaine Gaye.

Taksitë dhe autobusët fluturues do të përdoren në zonat urbane për të zbutur trafikun, ndërsa më shumë udhëtime në distanca të gjata do të përfshijnë raketa të ripërdorshme që fluturojnë në atmosferën e sipërme dhe me shpejtësi të lartë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis Londrës dhe Neë York në nën 30 minuta.

Raporti është porositur nga Samsung për të shënuar hapjen e Samsung KX, ‘hapësirën e re të përvojës’ të firmës së teknologjisë dhe dyqanit me pakicë në King’s Cross, Londër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz