Autobusi që u mori jetën 14 personave, kishte dalë nga rruga para një viti në Kosovë
03

Lexo edheMilaim Zeka tregon sesi shefi i tij me Ahmetin e Pacollin dëshirojnë ta ‘djegin’ Ramushin

Pas fatkeqësisë së “Llaskarcës”, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe 37 të lënduar, “enigma” se kush e shkaktoi aksidentin po vazhdon, transmeton Gazeta Metro.
Edhe pse pronari i kompanisë “Durmo Turs” deklaroi se vozitësi i autobusit i ka deklaruar përgjegjësit të tij se ka humbur vetëdijen dhe se autobusi ka qenë teknikisht në rregull, në opinion është shfaqur një fotografi e një autobusi i cili në mars të vitit 2018 ka dalë nga rruga në magjistralen Ferizaj -Prishtinë.
Portali “Ferizajpress.com” shkruan se më 8 mars të vitit 2018 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë , në fshatin Banullë ka dalë nga rruga, një autobus i kompanisë “Durmo Turs”, shkruan Koha.mk.
Siç shkruan portali, arsyet e daljes nga rruga nuk dihen por dëshmitarë të rastit bëjnë të ditur se udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi dhe janë transportuar më autobus tjetër.
Lexo edheMilaim Zeka tregon sesi shefi i tij me Ahmetin e Pacollin dëshirojnë ta ‘djegin’ Ramushin

“Udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi dhe janë transportuar me një autobus tjetër. Nuk është vërejtur ndonjë i lënduar, ndoshta ka ndonjë me lëndim të lehtë ” ka thënë Shpend Reqiça për Ferizajpress, një qytetar i rastit që po kalonte në këtë drejtim, i cili ka dërguar edhe fotot në redaksi./gazetametro.net