Milaim Zeka tregon sesi shefi i tij me Ahmetin e Pacollin dëshirojnë ta ‘djegin’ Ramushin
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për taksen dhe punën që po behën në Qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se njerëzit e qeverisë janë duke punuar kundër kryeministër. Zeka thënë se Limaj, Ahmeti e Pacolli kanë qëllime që ta “djegin” Haradinajn.
Zeka në televizonin 7, ka treguar se edhe disa këshilltar të kryeministrit punojnë kundër tij.
“ Hashim Thaçi në restorante të ndryshme takohet me Limajn, Ahmetin, Paciollin e Gashin. Këto takime behën pa pranin e kryeministër Ramush Haradinaj. Pra, të gjithë këtë që i përmend janë që hiqet taksa. Kjo tregon se Thaçi dhe këtë të tjerët po punojnë kundër Haradinajt”, ka thënë Zeka.
Lexo edheMoti në këtë fundjavë
Ai ka thënë se këtë liderë ndryshe flasin me Haradinajn e ndryshe me Thaçin. Deputeti i Nismës thotë se këtë persona bëjnë politik për interesa të veta.
“ Këta po duan ta qojnë deri në avullim. Deri në eleminin e tij politikë. Pra, këtë e kanë testuar damarin e tij të sinqertë, dhe me këtë pu luajnë”./gazetametro.net














