Mëngjesi i sotëm ka filluar me tollovi në një pjesë të qytetit të Prishtinës, përkatësisht te Stacioni i Autobusëve.
Aty, autobusët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër tarifës prej 10 centësh, e cila është vendosur nga drejtuesit e këtij institucioni për tu futur brenda tij, shkruan Indeksonline.
Kjo shihet edhe në një video të dërguar në redaksinë e “Indeksonline” ku vërejmë autobusët dhe tollovinë e krijuar.
















