Austria i ka në gjendje gatishmërie trupat dhe automjetet ushtarake për t’i ndalur emigrantët
dp·

Austria është e gatshme që të vendosë trupa dhe automjete ushtarake në Brenner Pass – një pikë kalimin me Italinë – nëse ardhja e emigrantëve në Itali vazhdon të rritet.
Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Hans Peter Doskozil, ka njoftuar për këto masa në një intervistë me të përditshmen austriake, Kronen Zeitung, transmeton Express.
Ai ka thënë se bartësit e blinduar të trupave janë dërguar në rajonin Tyrol dhe se 750 trupa janë në gjendje gatishmërie.

Lexo edheTurqia bashkë me Francën dhe Italinë zhvillojnë sistem të mbrojtjes ajrore dhe raketore
Austria ka pika kontrolli përgjatë kufijve të saj me Hungarinë. Por, në vendet tjera iu bindet sistemit të BE-së për kufij të hapur./Express/














