back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAtletja shqiptare ndan detaje shokuese nga udhëtimi me “Besa Trans”: Policinë bullgare...

Atletja shqiptare ndan detaje shokuese nga udhëtimi me “Besa Trans”: Policinë bullgare i korruptonin me nga 10 euro

Të ngjajshme

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Atletja e njohur, Drita Islami, e cila ka fituar disa çmime ndërkombëtare si sportiste, ka treguar disa pjesë shokuese nga përvoja e saj me kompaninë “Besa Trans”.

Islami, e cila thotë se kishte udhëtuar me këtë kompani në vitin 2019, autobusi ishte ndaluar nga policia për kontrollim teknik, dhe i njëjti nuk e kishte kaluar testin për frenim, ngase freni i dorës nuk ishte në funksion fare.

Sipas saj ishin detyruar edhe të ndërrojnë autobus.

Reagimi i plotë:

”Fillimisht dua të shprehi ngushëllime për familjarët e viktimave, Zoti I mëshiroft ata që ndruan jetë kurse familjarëve ju dhëntë durim ta përballojnë këtë sprovë! ?

-E ndjej të nevojshme ta ndaj këtë eksperienc jo të mirë me ju, pasiqë bëhet fjal për të njejtin agjension që shuajti jetën e 46 personave në aksidentin e ndodhur në Bullgari.

-Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 her të tjera gjat të njejtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj rradhe JO. Bashkë me pesë udhëtar të tjerë, ishim dëshmitar që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenim‼️kurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare ‼️

-Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës “hua” i kësaj kompanie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, vetur normale për 5 persona, kurse ne bashk me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët dona disa her gjat rruges, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10€ ‼️

Do të thotë, kjo kompani asnjëherë nuk ka tentuar t’i rregullojë problemet teknike të mjetëve të tyre, dhe nuk mban përgjegjsi për jetën e udhëtarëve.
-Po e paguajmë çmimin e mos të mbajturit përgjegjës njerëzit për gabimet e tyre, edhe atë me çfarë çmimi se!

-Për mua ishte hera e par dhe e fundit që udhtova me këtë kompani, pasi që isha vet dëshmitare se kjo kompani mban 0 përgjegjsi për jetën e udhëtarve!!!”

Të Fundit

Sport

ShowBiz