Atletiko afër marrëveshjes me futbollistin e PSG-së
dp

Lexo edheBarcelona godet në merkato, siguron një nga talentet më premtues të Amerikës së Jugut

Kang-in Lee është një nga prioritetet kryesore të merkatos për Atletico Madrid, për të forcuar skuadrën për sezonin e ri.
Sipas asasj që raporton Fabrizio Romano, negociatat me përfaqësuesit e lojtarit janë në një fazë shumë të avancuar, me marrëveshjen për kushtet personale që po afrohet gjithnjë e më shumë, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se palët janë pranë një akordi, duke i hapur rrugë hapit të radhës në procesin e transferimit.
Në të njëjtën kohë, Atletiko po e shikon këtë operacion si pjesë të një plani më të gjerë për përforcime, ku në listën e objektivave figuron edhe Alejandro Grimaldo.

Lexo edheBarcelona godet në merkato, siguron një nga talentet më premtues të Amerikës së Jugut
Pasi të arrihet marrëveshja me lojtarin për kushtet personale, klubi madrilen pritet të nis kontaktet me PSG-në.
Situata mbetet e hapur, por Atletiko Madrid është i vendosur të mbyll marrëveshjen sa më parë./IndceksOnline/