back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAtletico në bisedime të avancuara me sulmuesin e Napolit

Atletico në bisedime të avancuara me sulmuesin e Napolit

Të ngjajshme

Atletico Madrid kanë intensifikuar bisedimet për sulmuesin e Napolit, Giacomo Raspadori, por ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për ta transferuar reprezentuesin italian.

Pas dështimit për të siguruar shërbimet e Enzo Millot nga Stuttgart – i cili do të kalojë tek Al Ahli në Arabinë Saudite – “Los Colchoneros” po shqyrtojnë alternativa për të shtuar një dimension të ri në fazën ofensive.

Siç është raportuar gjatë javës së fundit, Raspadori renditet lart në listën e alternativave të Atleticos.

Napoli kërkon 30 milionë euro për 23-vjeçarin, dhe sipas Diario AS dhe Marca, Atletico ka shtuar intensitetin e bisedimeve me kampionët e Serie A.

Napoli është më fleksibël në kushtet e pagesës, ndërsa “Los Rojiblancos” po shqyrtojnë mënyra për ta finalizuar marrëveshjen që t’u përshtatet atyre.

Opsionet përfshijnë një huazim me detyrim blerjeje ose një marrëveshje prej 25 milionë eurosh me 5 milionë euro shtesë në formë bonusesh.

Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse Atletico do të përfundojë këtë marrëveshje, pasi sipas Matteo Moretto, Raspadori është vetëm një nga opsionet që Drejtori i Futbollit, Carlos Bucero, ka në listë.

Ndërkohë, me bllokimin e negociatave mes Interit dhe Atalantës për Ademola Lookman, Atletico mund të eksplorojë përsëri mundësinë për nigerianin.

Megjithatë, çmimi prej 50 milionë eurosh duhet të ulet, pasi oferta e fundit e Interit prej 42 milionë eurosh plus 3 milionë euro variabla është refuzuar.

Sipas Football Italia, Lookman nuk po stërvitet me skuadrën dhe ka zbrazur dollapin e tij duke sinjalizuar një largim të mundshëm.

Atletico dëshiron të marrë edhe një tjetër sulmues, dhe Matias Fernandez-Pardo, lojtar i Lille dhe i kombëtares spanjolle U21, është një tjetër emër në listë. Ka interes edhe për Takefusa Kubo të Real Sociedad, por nëse Nahuel Molina nuk largohet, Atleticos nuk do t’i lejohet të shtojë një tjetër lojtar jashtë BE-së në skuadër./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit