Një sulm tronditës ka ndodhur në Rusi.
Kampioni i arteve të përziera marciale, Timur Khizriev është qëlluar me armë zjarri disa herë nga dy burra të maskuar në oborrin e një ndërtese banimi.
Pasi u qëllua në shpinë, Khiztiev e rrëzoi njërin prej sulmuesve, por u qëllua më pas edhe disa herë të tjera me armë zjarri dh përfundoi në spital në gjendje të rëndë, shkruan “Gazeta Express”.
🚨GRAPHIC WARNING🚨
PFL champion Timur Khizriev was shot by two masked men in the courtyard of a residential building.
After being shot in the back, Khiztiev took down one attacker but was shot several more times
He is reportedly alive and in surgery pic.twitter.com/SJUOVaIeJA
— Combat Casuals (@Combat_Casuals) July 15, 2025
Thuhet se luftëtari rus i arteve të përziera marciale me origjinë nga Dagestani është i plagosur rëndë, por fatmirësisht është ende gjallë dhe po ju nënshtrohet operimeve të njëpasnjëshme pas sulmit që ndodhi në Makhachkala të Rusisë, kur atij ia zunë pritën dy sulmuesit derisa gjendej tek vetura e tij.
Nga pamjet shqetësuese që shfaqen në video, thuhet se Khizriev u qëllua me pesë plumba në trup, por fatmirësisht ato nuk ia prekën organet vitale të trupit. /Gazeta Express