back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaSportAtalanta-Berisha, lajme të reja për portierin shqiptar

Atalanta-Berisha, lajme të reja për portierin shqiptar

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Ai është ai që kërkonin, njeriu që ul qepenat e portës. Një portier që ndihmon në prodhimin e pikëve.

Por në cep është kontrata me Lazion, prandaj në janar duhet të nisë operacioni Berisha. Atalanta po i afrohet në këtë fillim sezoni në Serinë A zonës së Europës, një meritë shumë të madhe padyshim që e ka portieri i kombëtares shqiptare.

Pritjet e portierit shqiptar kanë shpëtuar shpeshherë katërkëndorin e skuadrës së qytetit të Bergamos, duke u kthyer në lëvizjen më të goditur të transferimeve për këtë klub.

Berisha është vetëm në huazim te Atalanta dhe teorikisht, në fund të sezonit duhet të kthehet te klubi i Lacios me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2018.
Palët janë të ndërgjegjshme se qëndrimi i tij te Atalanta do të ishte gjëja më e mirë e mundshme, ndaj prej disa ditësh, dhe kjo ka sjelle që dy klubet kanë filluar bisedimet intensive për transferimin përfundimtar, transmeton oranews.

Lacio kërkon 3,5 milionë euro për kartonin e portierit . Klubi bergamask është gati ta paguajë këtë shumë, por Lacio tashmë është e interesuar jo për paratë, por që të përfshijë Berishën në një shkëmbim me sulmuesin Alberto Paloski.

Sipas burimeve mediave italiane, shkëmbimi është mëse i realizueshëm, pasi Lazio është gati t’i ofrojë Atalantës kartonin e Berishës dhe 2,5 milionë euro të tjera, për të arritur shumën e 6 milionë eurove për të cilën klubi e bleu atë nga Suonsi gjatë verës.

Marrëveshja mund të konkretizohet në janar, pasi Simone Inzagi kërkon një alternativë për Imobilen. Kjo do të thotë se viti 2017 mund ta gjejë Berishën të shkëputet përfundimisht nga skuadra e Lacios.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz