Tahiri: Koha e Aleancës po vjen, Kosova ka nevojë për ndryshim të vërtetë

Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se koha e këtij subjekti politik po vjen.
Ai ka përmendur dy organizimet e fundit të Aleancës, duke thënë se kjo parti ka hartuar program me prioritete të qarta për të rinjtë dhe qytetarët.
“Sot, kur të rinjtë po e shohin largimin nga Kosova si mundësi për një jetë më të mirë, kur pabarazia, arsimi i dobët dhe partizimi i institucioneve po e dëmtojnë besimin e qytetarëve, Kosova ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Aleanca ka hartuar platformën e saj politike, të ndërtuar mbi tri prioritete të qarta: siguri, reforma të thella në ekonomi dhe drejtësi dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit, duke krijuar kushte që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se si parti opozitare do të jenë zë kritik ndaj pushtetit.

Lexo edheStudentja kosovare në Shqipëri, Desea Ramadani, bën thirrje për bashkim në protestën në Tiranë
“Në opozitë, do të jemi zëri kritik, adresë e qytetarëve dhe forcë e ndryshimit. Në Kuvend, misioni ynë do të jetë të angazhohemi për një Kosovë me më shumë mundësi, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për brezat e rinj. Faleminderit të gjithë të rinjve, aktivistëve dhe strukturave të Aleancës për angazhimin dhe besimin!”, ka thënë ai.