BallinaLajmeLëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Të ngjajshme

Të shtënat në Uashington: Ramush Haradinaj vlerëson reagimin e institucioneve amerikane

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me...

Rrahmani vazhdon me Napolin edhe për dy vite

Amir Rrahmani ka zgjatur kontratën me Napolin deri në...

Super Uzuni, shënon një gol të bukur nga gjuajtja e lirë

Myrto Uzuni po vazhdon me superparaqitje në MLS. Këtë herë...

Sulmi i armatosur, Trumpi publikon pamjet e kamerave të sigurisë (Video)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dha detaje mbi incidentin...

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi u kap teksa lëvizte i armatosur në lagjen dy të këtij qyteti, shkruan A2 CNN. Sipas policisë i riu u lokalizua dhe u kap teksa lëvizte në këmbë.

Gjatë kontrollit atij iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”. Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 2, Kavajë, u lokalizua dhe u kap shtetasi F. Rr., i cili lëvizte në këmbë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje”, njofton policia, përcjell A2 CNN.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Rr., 32 vjeç, banues në Kavajë. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz