Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani do të ndërrojë përsëri ambient, pas një viti e gjysmë të kaluar te Dinamo e Bukureshtit në Rumani.
Ai do të largohet si transferim i lirë, pas 14 golave të shënuar në Superligën e Rumanisë sezonin e kaluar.
Gjatë ditës së sotme, mediumet nga Turqia kanë bërë me dije se Selmani do ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.
Më saktësisht, bëhet fjalë për Kasimpasan.
Kasimpasa përfundoi e dhjeta në elitën e futbollit turk, ndërsa tashmë ka nisur bisedimet për ta afruar sulmuesin – që për kombëtaren e Kosovës ka pesë ndeshje dhe një gol.
“Klubi nga Stambolli, që synon të përforcohet në fazën e sulmit, pritet ta zyrtarizojë transferimin e Selmanit në ditët e ardhshme”, ka shkruar agjencia e lajmeve “DHA” e Turqisë.
Selmani është zhvilluar si futbollist në Suedi, ndërsa ka luajtur për Hammarbyn dhe Goteborgun.
Ai karrierë ka bërë edhe te Hapoel Beer Sheva dhe Midtjyllandi, ndërsa Dinamos i ishte bashkuar në shkurt të vitit 2024./GazetaExpress/