back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajme“Asnjë Cent më Shumë” fton edhe bizneset të bashkohen në protestën kundër...

“Asnjë Cent më Shumë” fton edhe bizneset të bashkohen në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë

Të ngjajshme

“Rrahja” e Prof. Lul Rakës, lajm i rrejshëm i krijuar me IA

Një postim i krijuar me Inteligjencë Artificiale për kinse...

Policia sekuestron 101 paketa cigare në Leposaviq, vlera rreth 85 mijë euro

Njësia policore e Policia e Kosovës ka zbuluar një...

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin...

Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet të ketë një ndikim të rëndë për qytetarët dhe bizneset. Aktivistët dhe qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.

Luan Hasanaj, organizatori i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe bizneset.

Ai ka kërkuar që të gjitha bizneset, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre për një orë, nga ora 15:00 deri në 16:00.

Hasanaj ka thënë se kjo rritje e çmimit të energjisë nuk është vetëm barrë për qytetarët, por edhe për bizneset, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.

Ai ka bërë thirrje që ky veprim simbolik të shërbejë si një mesazh i fuqishëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz