Asllani pas barazimit me Austrinë: Kemi bërë një lojë shumë të mirë

Fisnik Asllani ka folur pas barazimit 1:1 të Kosovës ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”, në kuadër të UEFA Nations League.
Sulmuesi i Kosovës gjatë intervistës me “Klan Kosovën”, i cili shënoi golin e vetëm të “Dardanëve”, u shpreh i zhgënjyer që skuadra nuk arriti ta ruante epërsinë deri në fund, por vlerësoi paraqitjen e ekipit.
“Fatkeqësisht, s’mundëm me fitu lojën. Po të fitonim, do të ishte më ndryshe ndjenja. Por ky është futbolli dhe duhet me pranu. Kemi bërë një lojë shumë të mirë dhe shpresoj që muajin tjetër të bëjmë më shumë.”
Asllani theksoi se skuadra hyri në fushë me energji dhe mentalitet të lartë, duke dhënë maksimumin gjatë gjithë ndeshjes.
“Besoj që energjia ka qenë shumë e lartë. E kemi ditur që duhet të kemi mentalitet më shumë sot dhe gjithë energjinë me dhanë në fushë. Mendoj se gjithë ekipi e ka bërë këtë.”

Lexo edheAustria dënon Kosovën, barazon rezultatin
Për golin e tij, Asllani vlerësoi edhe asistimin e Edon Zhegrovës, duke e cilësuar pasimin e bashkëlojtarit si të shkëlqyer.
“Jam mundu me dhanë energji në fushë. Pas disa minutave shënova edhe gol. Kemi luajtur mirë, Edoni ma bëri një super pasim.”
/Indeksonline/














