HomeLajmeASK: Mbi 6 mijë hektarë tokë bujqësore mbeten djerrinë në Kosovë gjatë...

ASK: Mbi 6 mijë hektarë tokë bujqësore mbeten djerrinë në Kosovë gjatë vitit 2025

Të ngjajshme

Haziri bën thirrje për bashkëpunim politik: Kjo është rruga e vetme për stabilitet në Kosovë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

​Ksamil, shpëtohen dy turistë në rrezik të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e...

Amorim nuk llogarit në Gimenezin, klubi i MLS futet në garë për të

E ardhmja e Santiago Gimenez te AC Milan mbetet...

Terras mesazh partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka...

Gruaja e kryeminstrit spanjoll akuzohet për korrupsion

Begoña Gómez, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, do...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2025, të cilat tregojnë një rritje të lehtë si në sipërfaqet e shfrytëzuara të tokës bujqësore, ashtu edhe në numrin e kafshëve blegtorale në vend.

Sipas të dhënave, sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzuar e tokës bujqësore në vitin 2025 është rritur për 510.90 hektarë, ose 0.1%, krahasuar me vitin 2024, transmeton lajmi.net.

Rritje e lehtë është vërejtur edhe te tokat e përbashkëta, ku livadhet dhe kullosat (përfshirë tokën e përbashkët) kanë arritur në 216,697.39 hektarë, nga 216,534.33 hektarë sa ishin në vitin paraprak. Sipas ASK-së, kjo rritje lidhet edhe me shtimin e numrit të blegtorisë.

Toka e punueshme – arat përbëjnë 45% të sipërfaqes së shfrytëzuar bujqësore, ndërsa kopshtet zënë 0.2%. Në total, toka e punueshme në vitin 2025 ka qenë 189,131.22 hektarë, ku pjesën më të madhe e përbëjnë drithërat me 128,190.63 hektarë (67.8%), pasuar nga bimët foragjere me 36,446.35 hektarë (19.3%).

Sipërfaqet e tjera përfshijnë perimet me 9,841.44 hektarë, patatet me 3,375.16 hektarë, bishtajoret me 2,257.45 hektarë, bimët industriale me 1,254.60 hektarë, kultura të tjera me 2,556.27 hektarë, si dhe tokën djerrinë me 6,104.38 hektarë.

Gjatë vitit 2025, sipërfaqja e ujitur të paktën një herë ka qenë 34,240.28 hektarë, ndërsa sipërfaqja e trajtuar me pesticide ka arritur në 123,045.50 hektarë.

Sa i përket blegtorisë, ASK raporton rritje të lehtë të fondit blegtoral. Numri i gjedheve në vitin 2025 ka qenë 241,423, nga 240,848 sa ishin në vitin 2024.

Rritje është shënuar edhe te delet, të cilat në vitin 2025 kanë arritur në 211,178 krerë, krahasuar me 209,947 në vitin paraprak.

Sipas ASK-së, të dhënat tregojnë një stabilitet me rritje të lehtë në sektorin bujqësor dhe blegtoral në Kosovë gjatë vitit 2025./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz