ASHAK i shpreh ngushëllime Nexhat Dacit për humbjen e djalit
01

Lexo edheIsh komandantët e zonës së Drenicës bëhen bashkë për lirimin e Sylejman Selimit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime kryetarit të tyre, Nexhat Dacit, për humbjen e djalit sot në Brezovicë.
Zëvendësministri i Diasporës Arian Daci humbi jetë si pasojë e një orteku të borës derisa ishte duke skijuar, njofton Klan Kosova.
ASHAK ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen DAci.
Më poshtë telegrami nga Akademia:
I nderuar Kryetar Daci,
me dhembje të thellë e morëm lajmin për vdekjen e rëndë dhe tragjike të djalit tuaj Arianit!

Lexo edheIsh komandantët e zonës së Drenicës bëhen bashkë për lirimin e Sylejman Selimit
Në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe mbarë familjes për këtë humbje të madhe!
Kryesia e Akademisë
Akademik Jusuf Bajraktari, nënkryetar