Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe ish kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun, janë bërë bashkë për ta festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, gjykata ka vendosur që ta lirojë me kusht Sylejman Selimin.
“Lirohet Gjeneral Sylejman Selimi. Para pak minutash, pas mbajtjes pa të drejtë për mbi pesë vite dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar Gjeneral Sylman Selimi”, ka shkruar avokati i tij, Tomë Gashi në Facebook.