Asamblisti nga Drenasi: Kuvendi Komunal duhet të kërkojë llogaridhënie nga drejtuesit e shkollave
01

Lexo edheZgjerohen hetimet për rastin në Drenas, cak edhe disa kolegë të policit Vesel Veseli

Asamblisti nga radhët e AAK-së, Beqir Kiqina, ka bërë të ditur se ka filluar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Drenasit, ku do të diskutohet rreth dyshimeve për ngacmimin dhe abuzimin seksual ndaj një të miture.
Kiqina ka kërkuar që përpilohet një dokument i cili i detyron përfaqësuesit e shkollave që të japin llogari dhe të raportojnë më shpesh rreth shkollave që ata drejtojnë, transmeton Klan Kosova.
“Ditëve të fundit jemi të trishtuar nga rasti i të miturës që është abuzuar nga arsimi, drejtësia dhe mjekësia”.
“Në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutojmë për këtë çështje, ku do të kërkohet që drejtorët e shkollave të raportojnë më shpesh”.

Lexo edheZgjerohen hetimet për rastin në Drenas, cak edhe disa kolegë të policit Vesel Veseli
“Shpresoj që sot të merret një vendim ku do tu kërkohet llogaridhënia e përfaqësuesve të institucioneve arsimore”.
“Uroj që Kuvendi Komunal të ndërmerr masa që këso lloj ngjarjesh që e kanë tronditur opinionin të mos ndodhin sërish”.
Për t’u informuar më shumë lidhur me këtë ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.