back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaUncategorizedAsambleisti i Drenasit, Kallxim Penal ndaj MMPH

Asambleisti i Drenasit, Kallxim Penal ndaj MMPH

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...
Asamblesiti i PDK-së në Drenas, Xhavit Drenori, ka paralajmëruar se nesër (10.03.2015) në ora 11, në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit do të dorëzoj Kallxim Penal kundër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Kallximi Penal ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor vjen si pasoj e shkeljeve (të pretenduara) ligjore rreth mos monitorimit të cilësisë së Mjedisit në Komunën e Drenasit, si dhe për lëshimin e Lejes Mjedisore të Integruar në Nëntor të vitit 2014 për kompaninë “NewCo Feronkeli” pa i plotësuar kushtet që parashihen me ligj.
Anëtari i Kuvendit Komuna më Drenas, Xhavit Drenori, ka paralajmëruar se materiali i përbërë prej 100 faqe do të dorëzohet në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.  Drenori është prononcuar se ky angazhim ka ardh si shkak i shumë shqetësimeve dhe shumë ankesave të qytetarëve të komunës së Drenasit rreth cilësisë së mjedisit (ajrit, ujit dhe tokës) respektivisht ndotjes së madhe që po pretendohet se po shkaktohet nga kompania “NewCo Feronikeli”, andaj si Anëtarë i Kuvendit Komunal (përfaqësues legjitim i qytetarëve), si dhe pas mbledhjes së fakteve për më shumë se 5 muaj, kam ardh në përfundim se ka bazë të mjaftueshme ligjore për Kallxim Penal ndaj ministrisë në fjalë, shprehet Drenori.
Prezantimin e fakteve me qytetarë, asamblesiti nga Drenasi ka paralajmëruar se do ta bëj po të njëjtën  ditë (10.03.29105), duke filluar nga ora 12 në Pastiqerinë “El-do” në Drenas, në një prezantim 20’ minutash në Power Point.
Xhavit Drenori ishte nga të vetmit  që reagoj kur kompania “NewCo Feronikeli” u pajis me Lejen Mjedisore të Integruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke publikuar se ka bërë edhe një kërkesë në Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, mirëpo nuk ka marr një përgjigje.
Për të parë reagimin e atëhershëm të Drenorit kliko këtu  /DrenicaPress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz