Asambleja e OKB-së, Osmani javën tjetër në New York për takime e aktivitete
dp

Lexo edheBasha takohet me ambasadorin shqiptar, Petrit Malaj: Theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shqipërisë për procesin e integrimit të Kosovës në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që nis punimet nga java e ardhshme dhe zgjat deri në fund të shtatorit.
Kjo u konfirmua nga këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.
Kupina tha se Osmani do të ketë takime me homologë dhe aktivitete të tjera përgjatë javës së Nivelit të Lartë të mbledhjes se Asamblesë së Përgjithshme.

Lexo edheBasha takohet me ambasadorin shqiptar, Petrit Malaj: Theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shqipërisë për procesin e integrimit të Kosovës në BE
“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi ai
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator./Indeksonline/