“As nuk më thanë lamtumirë”, trajneri Sabri Lamouchi zbulon prapaskenat e largimit nga Tunizia
dp

Lexo edheScaloni përgatit surprizën ndaj Anglisë, Argjentina ndryshon planin për gjysmëfinalen e Botërorit

Sabri Lamouchi ka folur për herë të parë për largimin e tij nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares së Tunizisë, duke shprehur zhgënjimin për mënyrën se si u mbyll bashkëpunimi.
Trajneri u shkarkua menjëherë pas ndeshjes së dytë në Kupën e Botës, ne humbjen 5:1 ndaj Suedisë.
Lamouchi ka bërë të ditur se nuk kishte marrë mbështetjen e duhur nga Federata e Futbollit të Tunizisë dhe se largimi i tij u komunikua në një mënyrë që e befasoi, shkruan Indeksonline
“Madje nuk më thanë as lamtumirë. U kthyem në hotel dhe dy orë më vonë u njoftua se gjithçka kishte përfunduar”, ka deklaruar Lamouchi.
Ai ka treguar se vendimi ishte marrë shumë shpejt, pasi sipas tij drejtuesit ua kishin komunikuar më herët lojtarëve se kush do të vazhdonte dhe kush do të largohej.
Lexo edheScaloni përgatit surprizën ndaj Anglisë, Argjentina ndryshon planin për gjysmëfinalen e Botërorit
“15 minuta më parë, drejtuesit u kishin treguar lojtarëve se kush po vinte dhe kush ishte tashmë në aeroplan. Në atë moment mendova: ‘Nuk humbën aspak kohë, gjithçka ndodhi shumë shpejt’”, është shprehur ai.
Lamouchi ka shtuar se nuk e ndjeu përkrahjen e Federatës gjatë periudhës së tij në krye të ekipit.
“Nuk ndjeva shumë mbështetje nga Federata. Ajo kurrë nuk e mbrojti trajnerin dhe stafin e tij”, ka përfunduar trajneri francez./Indeksonline/