Si shpërblim për këtë sukese, rrjeti Ballkanvibe e shpërblyer Aliqkajn me një pushim 7 ditor në Bosnje, por që fotografi nga Drenica nuk arriti ta shijoj për shkak se shteti boshnjak nuk e paisi me vizë, shkruan DrenicaPress.
“Siq jeni të informuar. Me 24 dhjetor fotografia ime është vlerësuar më e mira nga ju përmes rrjetit “Ballkanvibe”. Isha i ftuar në Bosnjë për një pushim 7 ditore në bjeshkët e Jahorines. Por ky udhëtim është i pamundur për arsye se shteti i Bosnjes nuk na kanë njoftë si shtet dhe viza nuk mu dha”, ka thënë Aliqkaj.
Por për Aliqkajn ky udhtim nuk ka vlerë, sepse për të më e rëndësishme është vlerësimi që kanë dhënë punës së tij dhe nga kjo promovohet edhe vendi ynë.
“Ky udhëtim nuk ka vlerë për mua. Me rëndësi është vendi ynë të promovohet sa më shumë, e kjo bëhet fal vlerësimit tuaj, për të cilen gjë ju falenderoj përzemërsisht. Ne do të vazhdojm këtë rrugë përplotë energji e vullnet”, ka shtuar Aliqkaj./Drenicapress.info/