back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaSportArsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup

Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup

Të ngjajshme

Man City, Newcastle dhe Tottenham kalojnë tutje në EFL Cup

Manchester City, Newcastle dhe Tottenham kanë kaluar tutje në...

Kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Irlandë, konfirmohen tre konkurrentë

Një ish-ministre qeveritare, një ish-trajner sportiv dhe një politikan...

Gjendet i vdekur një person në Durrës, dyshohet të jetë therur me thikë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen...

Procesi gjyqësor ndaj Chiara Ferragni nis në Milano mes akuzave për mashtrim

Skandali i njohur si “Pandoro-gate” ka hyrë zyrtarisht në...

Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup

Arsenali është bërë skuadra e fundit që ka siguruar...

Arsenali është bërë skuadra e fundit që ka siguruar kalimin në raundin e katërt të EFL Cup, pasi mbrëmë mposhti skuadrën modeste angleze, Port Vale, me rezultat 0-2.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Topçinjtë”. Që në minutën e 8-të, përforcimi i ri i skuadrës nga Londra, Eberechi Eze, shënoi golin e parë, duke regjistruar realizimin e tij të parë në fanellën e Arsenalit që prej transferimit nga Crystal Palace gjatë verës.

Ky gol e qetësoi ekipin e Mikel Artetës, i cili dominoi posedimin dhe kontrolloi ritmin e lojës për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Megjithëse Port Vale u përpoq të rezistonte dhe të befasojë me kundërsulme, Arsenali vazhdoi të kërcënojë portën kundërshtare.

Fitorja u vulos në minutën e 86-të nga Leandro Trossard, i cili përfitoi nga një aksion i shpejtë i londinezëve për të dyfishuar rezultatin dhe për të siguruar kualifikimin.

Me këtë fitore, Arsenali iu bashkua Manchester City-t, Tottenham-it dhe Newcastle United, të cilët tashmë kishin siguruar kalimin më herët gjatë natës së sotme. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz