Arsenali pranë transferimit të yllit brazilian për mbi 93 milionë euro
dp

Lexo edhe“Jep dorëheqje ose përballu me mosbesimin”/ UEFA me ultimatum për Infantinon

Arsenali ka arritur marrëveshje me Newcastle United për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes, raporton The Times.
Sipas raportimeve, londinezët do të paguajnë mbi 93.5 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa 82 milionë euro do të jenë pagesë fikse.
Pas tre ofertave të refuzuara, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa Guimaraes, i cili kishte shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar Arsenalit, pritet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore të hënën.

Lexo edhe“Jep dorëheqje ose përballu me mosbesimin”/ UEFA me ultimatum për Infantinon
Mesfushori brazilian nuk udhëtoi me Newcastle në kampin përgatitor në Spanjë, një tjetër sinjal se transferimi drejt “Emirates” është drejt finalizimit.