Bayer Leverkusen dhe Arsenal do të përballen sonte, më 11 mars 2026, në një duel të zjarrtë të fazës së 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve, në stadiumin Bay Arena. Ndeshja pritet të jetë një përballje e fortë e sezonit evropian.
Arsenal shkon në këtë takim me formë të shkëlqyer dhe një rekord perfekt në fazën e grupeve, duke fituar të gjitha ndeshjet dhe duke qenë skuadra me më shumë gola të shënuar dhe më pak të pësuar, në kompeticion këtë sezon.
Nga ana tjetër, Bayer Leverkusen arriti në këtë fazë përmes play‑off-it pas grupeve dhe do të kërkojë të përfitojë nga avantazhi i fushës për të qenë konkurrues.
Formacionet e mundshme:
Bayer Leverkusen (3-4-2-1): Blasëich; Quansah, Andrich, Tapsoba; Poku, Palacious, García, Grimaldo; Tillmann, Terrier; Schick.
Arsenal (4-2-3-1): Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Hincapié; Zubímendi, Rice; Saka, Eze, Martinelli, Gyökeres.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:45.