BallinaShqiptareArrihet marrëveshja për reformën, vendimtar propozimi i Hahn

Arrihet marrëveshja për reformën, vendimtar propozimi i Hahn

Të ngjajshme

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,...

Shtëpia e Bardhë: Nuk negociojmë përmes mediave me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të...

Sonte seanca për zgjedhje të presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha kandidate

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sonte...
Palët kanë rënë dakort! Maxhoranca dhe opozita kanë mbyllur me sukses negociatat e stërzgjatura dhe procesi u mbyll ashtu siç nisi; nga ndërkombëtarët.
Konsensusi është arritur në bazë të një formulimi të Komisionerit Johannes Hahn, i cili ka dhënë edhe formulimin përfundimtar të arritjes së tij.

Palët përplaseshin në dy çështje, që kishin të bënin që të dyja me rolin e ndërkombëtarëve.

Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit të “tymit të bardhë”, ka dalë në një deklaratë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha foli në këtë dalje për “fitore të parimeve të Partisë Demokratike” dhe shtoi se është vendosur që roli i ndërkombëtarëve në këtë proces të jetë rekomandues.

“PD zhvilloi një betejë të gjatë dhe këmbëngulja e saj pati rezultate pozitive. Është vendosur që OMN të ketë rol rekomandues dhe vendimarrja të jetë në dorë të institucioneve shqiptare”, tha Basha.

Sipas kreut të demokratëve, kjo marrëveshje është mbyllja me sukses e një procesi në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Venecias.

“PD është e gatshme që nesër që të bashkojë votat për miratimin e reformës”, u shpreh Basha./ Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz