Arrestohet shqiptari me 1kg heroinë dhe para të gatshme në Zvicër
dp

Lexo edheUdhëheqësit fetarë me deklaratë: Të respektohen vajzat dhe gratë, të refuzohet nxitja e urrejtjes

Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua me këtë rast, transmeton albinfo.ch.
Të premten, më 8 maj 2026, hetuesit nga Policia e Kantonit të Glarus kryen një kontroll në banesën e një shtetasi 20-vjeçar shqiptar si pjesë e një hetimi për trafik të dyshuar droge, shkruan linth24.ch. U sekuestruan me atë rast afërsisht një kilogram heroinë dhe rreth 1,700 franga zvicerane në para të gatshme.
I dyshuari u arrestua dhe tani ndodhet në paraburgim.

Lexo edheUdhëheqësit fetarë me deklaratë: Të respektohen vajzat dhe gratë, të refuzohet nxitja e urrejtjes
Hetime të mëtejshme nga Policia Kantonale e Glarus janë duke vazhduar. Çështja po trajtohet nga Prokuroria e Shtetit dhe Zyra e Prokurorit për të Mitur të Kantonit të Glarusit.