back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeArrestohet shkaktari i aksidentit me fatalitet në Istog

Arrestohet shkaktari i aksidentit me fatalitet në Istog

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e...

Sot i përfundon afati Nismës për certifikim nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti dje mbledhjen e 87-të...

Rutte deklarohet për situatën në Ukrainë, pak para takimit të Brukselit

Ministrat e jashtëm të NATO-s po mbërrijnë për një...

SPERTK-ja kërkon financim të pavarur për RTK-në

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i është drejtuar legjislaturën...

Policia e Kosovës ia ka dalë që ta arrestojë të dyshuarin, mashkull shqiptar i Kosovës, shkaktar i një aksidenti me fatalitet i cili gjendej në arrati.

Rasti ka ndodhur më 17 gusht të këtij viti në fshatin Gurrakoc të Istogut. I dyshuari, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe kishte goditur rrethojën e një oborri, raporton Koha.net.

Si pasojë, lëndime trupore patën pësuar vetë ngasësi dhe një pasagjere femër, boshnjake e Kosovës. Të lënduarit ishin dërguar në spitalin e Pejës, ku dhe ishte konstatuar se pasagjerja nuk kishte shenja jete.

Por, shoferi, siç mësohet, i ka ikur organeve të rendit dhe që nga ajo kohë ka qenë në arrati. Arrestimi i tij ka ndodhur dje, më 8 tetor.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz