Arrestohet personi që po mashtronte për të fituara para nga tërmetet në Shqipëri
03
Lexo edheDhuroi 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, Ermali flet për reagimet që mori nga të tjerët
Policia e Durrësit ka vënë nën pranga Arben Musliaj, 49-vjeç nga Tirana, pasi mashtronte dhe përfitonte para si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti.
Musliaj është arrestuar pasi ka shfrytëzuar situatën dhe ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N.F., me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./Gazeta Sinjali/

Lexo edheDhuroi 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, Ermali flet për reagimet që mori nga të tjerët