Arrestohet një vizitor në Burgun e Dubravës, kanosi një oficer korrektues
dp

Lexo edhePas një paraditeje të qetë, shtohet numri i votuesve në qendrën më të madhe në Dragash

Një vizitor ka kanosur një oficer korrektues në Burgun e Dubravës.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Sot rreth orës 09:00 të mëngjesit Policia është informuar nga Burgu i Dubravës se një person, në cilësinë e vizitorit, pasi ka hyrë në objektin e burgut, e ka kanosur një oficer korrektues. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, është arrestuar personi dhe pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt”, ka deklaruar Rugova.

Lexo edhePas një paraditeje të qetë, shtohet numri i votuesve në qendrën më të madhe në Dragash