Arrestohet një shqiptar dhe dy italianë, rrahin me shkop bejsbolli dy persona
01

Lexo edheJa çfarë do i ndodh Meghan dhe Harry nëse nuk bëjnë djalë

Tre persona mes tyre dhe një shqiptar janë arrestuar në Itali. Kjo pasi akuzohen për një rrahje brutale në vitin 2017 në Xhenova.
Kështu, bëhet e ditur se të arrestuarit janë41-vjeçari Alessandro Fiori, nga Sassari, Michael Vavalà 20 vjeç nga Xhenova si dhe 31-vjeçari Florenc Hasa nga Shqipëria.
Mediat italiane kanë raportuar se ata kanë rrahuar me shkop bejsbolli një qytetar nga Amerika e Jugut dhe një tregtar makinash. Mendohet se sherri ndodhi për shkak të një borxhi të vjetër të pashlyer.

Lexo edheJa çfarë do i ndodh Meghan dhe Harry nëse nuk bëjnë djalë
Sipas hetimeve, ditën që ndodhi ngjarja tre të arrestuarit, njëri prej të cilëve ishte i armatosur kishin sulmuar dhe rrahuar një klient dhe tregtarin e makinave. Në sherr u përfshinë edhe disa persona të tjerë, të cilët njoftuan menjëherë policinë.