Arrestohet një polic për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
03

Lexo edheHaradinaj: Votuesi i PDK-së nuk i meriton lëkundjet e Veselit e Thaçit për tema të mëdha

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot edhe një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Hetimet lidhur me këtë rast, kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt).
Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo edheHaradinaj: Votuesi i PDK-së nuk i meriton lëkundjet e Veselit e Thaçit për tema të mëdha