BallinaLajmeArrestohet një polic për dhunë në familje

Arrestohet një polic për dhunë në familje

Të ngjajshme

Dr. Ardian Shabani – Autoritet në Oftalmologji

Dr. Ardian Shabani është një nga emrat më të...

“Qarkullon material për historinë e tij mjekësore apo…”

Familja e aktorit legjendar, Chuck Norris, ka reaguar publikisht...

Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i madh ende s’është hequr

IndeksOnline raportoi me parë për një rreshqitje të madhe...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK ka pranuar sot informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Pejë ka kryer veprën penale dhunë në familje e paraparë me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar të dyshuarin (zyrtarin policor) si dhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij të cilës i është ofruar edhe ndihma mjekësore.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz