Arrestohet një person për shpërthimin e fuqishëm në Strellc të Epërm, dërgohet në mbajtje për 48 orë
dp

Lexo edheBQK dhe Departamenti i Thesarit i SHBA-së thellojnë bashkëpunimin për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Sipas njoftimit të Policisë, më 9 qershor 2026 Stacioni Policor në Deçan kishte pranuar informatë për një shpërthim të fuqishëm në oborrin e një shtëpie në këtë fshat.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën dhe kanë konstatuar se shpërthimi kishte ndodhur në oborrin e banesës së tij.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë, më 10 qershor është arritur identifikimi dhe arrestimi i personit të dyshuar.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edheBQK dhe Departamenti i Thesarit i SHBA-së thellojnë bashkëpunimin për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me motivet e rastit apo llojin e mjetit shpërthyes të përdorur, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar. /Lajmi.net/