BallinaLajmeArrestohet një person për krime lufte në Kosovë, dyshohet për vrasjen e...

Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë, dyshohet për vrasjen e 25 civilëve në Gjilan

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një person me inicialet D.N. është arrestuar të hënën në pikëkalimin kufitar në Dheu i Bardhë, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

I dyshuari D.N., sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gjatë periudhës 13 prill – 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në komunën e Gjilanit.

Prokuroria ka bërë të ditur se pas arrestimit, D.N. është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij do të kërkohet masë e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz