Arrestohet një person në Skenderaj për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje
dp

Lexo edheNë Borovac nis ushtrimi i përbashkët NATO-Serbi, rreth 600 trupa prezente

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull madhor, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Si pasojë e sulmit, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se gjatë intervenimit është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, bashkë me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.

Lexo edheNë Borovac nis ushtrimi i përbashkët NATO-Serbi, rreth 600 trupa prezente
Ndërkaq pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Lajmi.net/