Arrestohet një person në Merdare, pengoi policin të kryejë detyrën zyrtare
dp

Lexo edheArrestohet i dyshuari në Shtime, kanosi dhe sulmoi disa persona

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar të Merdares.
Prangosja e tij është bërë pasi dyshohet se ka penguar zyrtarin policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje në raportin e saj 24-orësh.

Lexo edheArrestohet i dyshuari në Shtime, kanosi dhe sulmoi disa persona
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim.
Për këto veprime, ndaj tij është iniciuar rasti si pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.