Arrestohet një person në Lipjan, goditi një tjetër me shufër metalike
dp

Lexo edheShkëmb Manaj reagon ndaj raportimeve: Kurrë nuk kam thënë se gjysma e deputetëve të LDK-së duhet të largohen

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan për lëndim të lehtë trupor.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 16:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, të njëjtin e ka sulmuar me një shufër metalike dhe i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.

Lexo edheShkëmb Manaj reagon ndaj raportimeve: Kurrë nuk kam thënë se gjysma e deputetëve të LDK-së duhet të largohen
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.