back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeArrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28.02.2025 në fshatin Sharban të Prishtinës.

I dyshuari ishte identifikuar më herët falë veprimeve operative dhe hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur në kërkim policor.

Si rezultat i këtyre veprimeve, ai është ndaluar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme.Personi i dyshuar: M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz