HomeLajmeArrestohet një i kërkuar nga INTERPOL pas operacionit të përbashkët mes Policisë...

Arrestohet një i kërkuar nga INTERPOL pas operacionit të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Spanjës

Të ngjajshme

Publikohen formacionet Panama-Angli

Me fillim nga ora 23:00, stadiumi i Nju-Jorkut do...

Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis këtë të shtunë është bashkuar...

Emocionuese: Gjesti takon mësuesen e tij të parë

Këngëtari i njohur Gjesti ka përjetuar një nga momentet...

Ballkani pëson humbje në miqësore, mposhtet nga Botev Plovdiv

Ballkani ka pësuar humbje në një ndeshje miqësore në...

KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë...

Është zhvilluar me sukses operacioni policor në bashkëpunim me autoritetet spanjolle për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari, i kërkuar përmes INTERPOL-it për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e Policisë së Kosovës, kishte pranuar një informacion përmes INTERPOL-it nga autoritetet spanjolle, se një person i dyshuar me shtetësi gjermane A.M.L., d.t.l.1989, kishte rrëmbyer një fëmijë gjashte vjeçar dhe dyshohej se gjendet në Republikën e Kosovës se bashku me fëmijën e rrëmbyer.

Pas pranimit të këtij informacioni, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka marrë të gjitha masat duke i koordinuar aktivitetet me të gjitha njësitet tjera policore, me qellim te identifikimit dhe arrestimin e personit të dyshuar që kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest-ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës.

Operacioni rezultoi i suksesshëm, më 24.06.2026 i dyshuar se bashku me fëmijën e rrëmbyer, u lokalizua në një lokacion në Fushe Kosove ku edhe u arrestua.

Pas arrestimit me urdhër të prokurorit e kujdestar, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, kurse fëmija është trajtuar në bazë të procedurave ligjore dhe i është ofruar strehim i sigurt.

Zyrtaret nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ne koordinim me prokurorin e rastit dhe Qendrën për Pune Sociale dhe ne bashkëpunim me autoritetet spanjolle, pas verifikimit të të gjitha rrethanave të rastit, me datë 25.06.2026 ka bërë në mënyrë të sigurt kthimin e fëmijës tek nëna e saj./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz