Arrestohet nëna që ‘pjeku’ të gjallë vajzën 2 vjeçare
01·
Një nënë në Belgjikë është arrestuar nën dyshimet se ka pjekur të gjallë vajzën e saj dy vjeçare si pjesë e një plani për vetëvrasje.
Emri i 27 vjeçares e cila raportohet të ketë origjinë nga Afrika nuk është publikuar.
Fqinjët thirrën policinë pasi dëgjuan të qarat e fëmijës dhe më pas panë tym duke dalë nga dera poshtë garazhit.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes e gjeti gruan duke pjekur trupin e së bijës i cili pothuajse ishte i tëri i djegur.
Oficerët tani po hetojnë nëse ajo e kishte vrarë vajzën para se ta piqte ose e pjeku të jallë.

Lexo edheLondër, evakuohet stacioni nëntokësor pas raporteve për zjarr

Policia tha se gruaja u kishte thënë se në këtë mënyrë të dyja do të shkonin në parajsë.
“Të dyja duhej të digjeshim, Kjo ishte mënyra e vetme për të shkuar së bashku në parajsë”, raportohet të ketë thënë gruaja.















