HomeLajmeArrestohet nëna 32-vjeçare në Gjermani, dyshohet për vrasjen e foshnjës 3-muajshe

Arrestohet nëna 32-vjeçare në Gjermani, dyshohet për vrasjen e foshnjës 3-muajshe

Të ngjajshme

Thyhet rekordi i shikueshmerisë në Kupën e Botës

Është thyer rekordi i shikueshmërisë në historin e Kupës...

Aksident i lehtë te Xhamia e Llapit në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në vendin...

Haradinaj: Refuzimi i gazit amerikan është gabim strategjik që Kosova do ta paguajë për dekada

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar...

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani. Autoritetet kanë arrestuar një grua 32-vjeçare, e cila dyshohet se ka vrarë djalin e saj tre muajsh në qytetin e Renningen, pranë Stuttgart.

Sipas policisë, 32-vjeçarja Dijana L. kishte raportuar më 18 qershor se foshnja e saj ishte rrëmbyer. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes, trupi i pajetë i djalit u gjet në një përrua, rreth 500 metra larg banesës së tyre, raporton Bild.

Pas hetimeve dhe rezultateve të reja të ekspertizës mjeko-ligjore, prokuroria ka forcuar dyshimet ndaj nënës. Fillimisht, hetuesit dyshonin se ajo kishte sajuar historinë e rrëmbimit dhe kishte braktisur foshnjën. Tashmë, ndaj saj është lëshuar urdhër arresti nën dyshimin për vrasje.

Sipas mediave gjermane, foshnja, i identifikuar si Adriani, kishte lindur para kohe. Raportohet se nëna kishte kuptuar se ishte shtatzënë vetëm në muajin e pestë. Ajo jetonte në një apartament të vogël dhe me kushte të vështira, ndërsa fqinjët kanë përshkruar konflikte të shpeshta dhe zhurmë të vazhdueshme në banesë.

Dijana L. jetonte me foshnjën e saj në katin e dytë të kësaj pallati. Tani perdet janë ulur.

Hetimet për rrethanat e plota të vdekjes së foshnjës vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin më shumë detaje në ditët në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz