BallinaLajmeArrestohet në Prishtinë i dënuari me 5 vite burgim për “Dhunim”, dërgohet...

Arrestohet në Prishtinë i dënuari me 5 vite burgim për “Dhunim”, dërgohet në Burgun e Dubravës

Të ngjajshme

Kusari-Lila: Po shikojmë mundësinë për ndërhyrje tek sektori i transportit dhe bujqësisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila...

Hoti: Unë nuk mund ta rrahë Shkëlzen Gashin

Ministri Andin Hoti ka thënë se dikasteri që ai...

Rreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër, muaj ja sa përfitojë shteti

Rreth 200 milionë litra karburant janë importuar në vend...

KDI kritikon projektligjin për Byronë, vë në dyshim legjitimitetin dhe transparencën

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur sot një konferencë...

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policia e KosovësPrishtinë kanë arrestuar sot (19 shkurt 2026) një person të kërkuar me urdhëresë aktive të gjykatës, në kuadër të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës”.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari L.M. (22 vjeç), ishte i dënuar me pesë (5) vite burgim për veprën penale “Dhunimi”. Arrestimi është realizuar me sukses nga njësitet policore pas ndërmarrjes së veprimeve operative për lokalizimin e tij, transmeton lajmi.net.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgu i Dubravës.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe në garantimin e sundimit të ligjit, duke vazhduar angazhimin maksimal për sigurinë e qytetarëve dhe ruajtjen e rendit publik.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhëresë gjykate i dënuar me pesë vite burgim
Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës” njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës kanë realizuar me sukses një urdhëresë aktive të gjykatës.
Sot me datë 19.02.2026, është arrestuar personi L.M., (2004), në bazë të urdhëresës së Gjykatës, i dënuar me 5 (pesë) vite burgim për veprën penale “Dhunimi”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sundimit të ligjit, duke vazhduar angazhimin maksimal për sigurinë e qytetarëve dhe rendin publik./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz