BallinaShqiptareArrestohet në hotelin me 5 yje shqiptari i rrezikshëm, i kërkuar për...

Arrestohet në hotelin me 5 yje shqiptari i rrezikshëm, i kërkuar për rrëmbim, armë e drogë

Të ngjajshme

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Kush janë vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë

Vetëm 14 përqind e qyteteve në mbarë botën ofrojnë...

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim prej kohësh, është arrestuar nga policia italiane brenda një hoteli luksoz, në të cilin kishte rezervuar për të kaluar festat e fundvitit.

Mediat italiane raportojnë se 32-vjeçari me iniciale A.A u kap mëngjesin e djeshëm në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi.

Ai kishte paraqitur dokumente false te recepsioni, por u zbulua pasi fotoja në dokument ishte shumë ndryshe nga vetë personi, dhe pas kësaj punonjësit patën dyshime të forta, aq sa njoftoi policinë.

Policia e kishte shpallur në kërkim pasi shqiptari akuzohej për trafik dhe shpërndarje droge, madje ishte emër i njohur, pasi ishte dëbuar më parë nga Italia.

Ai u shoqërua nga policia dhe pas verifikimeve do të deportohej nga aeroporti i Fiumicinos, për në Shqipëri. Zbulimi i tij ishte fare i thjeshtë, mjaftoi një kontroll i shenjave të gishtave për ta kuptuar se ishte ai që kërkohej nga policia.

Ai ishte dënuar më parë në moshën 19 vjeçare për krime të rënda, rrëmbim me qëllim të zhvatjen e vazhdueshme, dëmtim personal, mbajtje armësh, ndërkohë që më pas ishte bërë pjesë e një rrjeti trafiku droge.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz