BallinaLajmeArrestohet kryetari i komunës/ Dyshohet për manipulim të votave me 14 shkurt

Arrestohet kryetari i komunës/ Dyshohet për manipulim të votave me 14 shkurt

Të ngjajshme

Haxhiu pret në një takim komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është...

Portieri 16-vjeçar që u shpall “Man of the Match”, tifozët dyshojnë për moshën e tij

Një fotografi është bërë virale së fundmi në rrjetet...

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Gjyqi i shumëpërfolur mes dy figurave të mëdha të...

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanovic, nën dyshimet për dallavere me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai është ndaluar për 48 orë.

“Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanovic, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanovic, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’).Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanovic, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz