back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeArrestohet kosovari që la gruan të vdesë nga gjakderdhja në natën e...

Arrestohet kosovari që la gruan të vdesë nga gjakderdhja në natën e parë të martesës

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, i dënuar për vdekjen tragjike për shkak të hemorragjisë që kishte pasur nga organet gjenitale, mbrëmjen e parë të martesës. Zena ishte i dënuar me dy vite burgim për moskryerje të obligimeve familjare.

Burime të “Reporteri.net” tregojnë se Zena u arrestua në aeroport gjatë kthimit në Kosovë, dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit.

Ai nga Kosova ishte larguar pasi Gjykata e Apelit, në qershor të këtij viti, kishte vërtetuar dënimin me dy vite burgim për vdekjen e ish-gruas.

Antigona Morina kishte vdekur në korrik të vitit 2011, tre ditë pasi ishte martuar me Hilmi Zenën – të dy nga komuna e Rahovecit.

Vdekja tragjike e saj erdhi si pasojë e gjakderdhjes së vazhdueshme që kishte pasur nga organet gjenitale, të shkaktuara nga nata e parë e martesës.

Prindërit e viktimës, qysh prej kur ka ndodhur rasti, e kishin akuzuar ish-dhëndrin se ua mbyti të bijën duke mos i ofruar për tre ditë ndihmë mjekësore, përkundër hemorragjisë.

Zena me të vërtetë kishte vepruar ashtu. Ai në vend të ofrimit të ndihmës mjekësore, ish-gruan e kishte dërguar për shërim tek shehu, shkruan Reporteri.net.

Himi Zena ishte shpallur një herë i pafajshëm nga dega në Rahovec e Gjykatës Themelore të Gjakovës. Por, tetë vite më vonë, pasi rasti ishte bërë medial, Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin.

E njëjta gjykatë që e kishte liruar Zenën, e dënoi atë me dy vite burgim për moskryerje të obligimeve familjare. Vendim i cili u vërtetua me pas edhe nga Apeli.

Familjarët e Antigona Morinës, sikurse edhe organizatat që mbrojnë të drejtat e grave dhe një pjesë tjetër e shoqërisë civile, vendimin e gjykatave e kishin cilësuar si tejet të ulët. /reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz